Rrahen mes vete tre persona në Xërxë të Rahovecit

Tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje të mërkurën në Xërxë të Rahovecit.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.

Dy nga ta me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq njëri është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Xerxë, Rahovec 05.10.2021-17:15. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit