Administrata Tatimore për nëntë muaj mbledh 447 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro.

ATK thotë se këto të hyra janë 11.2 për qind më shumë apo 44.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

“Janë 44.8 milionë euro apo 11.2 për qind të hyra tatimore të inkasuara për periudhën janar-shtator 2021. Duke arritur që të mbledh në total 447.01 milionë euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milionë euro apo 33 për qind, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milionë euro apo 20.1 për qind”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, kjo rritje e inkasimit është reflektim i shmangieve tatimore. /Telegrafi/

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit