20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Totaj: Do t’ia rikthejmë investimet dhe dinjitetin Hasit

Dje hasjanët e Gjonaj e Romajës me një mikëpritje të jashtëzakonshme kanë zhvilluar një takim të përzemërt me Kandidatin për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Totaj së bashku me deputetin Enver Hoxhaj, ish deputetin Nezir Çoçaj dhe Kryetarin e Degës në Has, Adem Morina kanë bashkëbiseduar me ta për të ardhmen e Hasit. Në këtë takim banorët i kanë shprehur brengat e tyre me të cilat po ballafaqohen si dhe neglizhencën e Komunës së Prizrenit tash e katër vite për t’i zgjedhur problemet e akumuluara.

“Mikëpritje tipike hasiane në Gjonaj e Romajë ku së bashku me deputetin e mikun tim, Enver Hoxhaj, bashkëbiseduam me qytetarët për të ardhmen e Prizrenit. Hasi gjithmonë ka përkrahur PDK-në e njëjtë është edhe në këto zgjedhje. E pas 17 tetorit, bashkë do të rikthejmë investimet e kujdesin ndaj Hasit të lënë në harresë në katër vitet e fundit” tha Totaj dhe shtoi: Hasi ka qenë portë e lirisë së Kosovës dhe nuk ka si të mos jetë edhe adresë e jona për ta bërë më të mirën që mundemi e që u duhet banorëve. “Me PDK-në Hasi nuk do të jetë hapësirë për mbledhje votash, por vend që do të zhvillohet me standarde evropiane ashtu siç janë hasjanët  evropianë”.

Edhe kandidatet Kuvendit të Prizrenit Egzona Hoxhaj, Drita Qenaj dhe Sherife Balaj, janë zotuar se do të jenë zëri i tyre, duke shtuar se do të bëjnë të pamundurën që punësimi i të rinjve të rritet në Has dhe kjo mund të vjen falë investimeve dhe lehtësimeve në bizneset e vogla dhe të mesme.

Më Shumë

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit