Quni kërkon votëbesim për kryetar të Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore edhe sot ka kërkuar votën e qytetarëve për 17 tetor.

Ai, ka premtuar mbështetje për të gjithë.

“Ne nuk mbyllim tregje, sepse tregtarët kanë nevojë për ambiente pune”, tha Quni gjatë një vizite në tregun “Qylhan”.

Quni momente të bukura ka kaluar edhe në Qendrën “Concordia- Tranzit” ku nga afër u njoha me punën e jashtëzakonshme të udhëheqësit, Bardhyl Metkamberi dhe të bashkëpunëtorëve të tij, në integrimin dhe strehimin ditor të fëmijëve, kryesisht nga komuniteti rom, që janë pa përkujdesje dhe mundësi shkollimi.

“Një punë e jashtëzakonshme që gati prekë shenjtërinë”.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit