Ukaj: PDK-ja e ka programin më të mirë për bizneset

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar fabrikën e çokollatës “Kamila”, biznesin “Fortesa” si dhe fabrikën “Parimi”.

Ai në këto vizita është shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Qeveria në ikje nën udhëheqje nga VV dhe Mytaher Haskuka, nuk kanë bërë mjaftueshëm për zhvillimin ekonomik lokal, si dhe për mbështetje institucionale ndaj bizneseve”.

“Me rikthimin tonë në pushtet, bizneset lokale do të jenë prioritet, sepse Kryetari në ardhje, Shaqir Totaj, ka programin më të mirë për mbështetje ndaj tyre”.

“PDK, ka ofertën më të mirë, për qeverisjen e ardhshme, si dhe për krijimin e një ambienti të besueshëm dhe të favorshëm, në mënyrë që investitorët vendor, por edhe të huaj, të investojnë në komunën tonë dhe Prizreni të jetë model në Kosovë, për mënyrën e të bërit biznes”.

Sponsorizura

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit