Intensitet i vogël i votuesve këtë mëngjes në Rahovec

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec – në shkollën “Isa Boletini” ka një intensitet të vogël të votuesve mëngjesin e kësaj të diele.

Gazetari Liridon Zeqiri ka intervistuar drejtorin e kësaj qendre, Sakip Kryeziu, i cili ka treguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, njofton Klankosova.tv.

“Të drejtë vote në këtë qendër kanë shtatë mijë e 245 qytetarë. Deri tani gjithçka ka shkuar me rregull dhe qendra është hapur me kohë por intensiteti i votuesve është shumë i vogël mbase sepse është ende herët – por presim që pasdite të kemi më shumë votues”, tha Kryeziu.

 

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit