Tragjedi në sheshxhirim: Aktori i famshëm qëllon me armë 2 pjesëtarë të stafit

Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjisorin e filmit. 

Sipas autoriteteve të Santa Fe, Baldwin i cili luan dhe është njëkohësisht producent i filmit, ka shkrepur armën duke shkaktuar një incident që përfundoi fatal.

Autoritetet konfirmojnë se drejtoresha 42-vjeçare e fotografisë Halyna Hutchins, ashtu edhe regjisrori  Joel Souza, 48, janë qëlluar nga aktori Alec Baldwin.

“Hutchins, u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Meksikës, ku ndërroi jetë pak pas arritjes, e ndërsa regjisori mori ndihmën e parë nga ambulanca dhe aktualisht është nën kujdesin e tyre. Hetimet qëndrojnë të hapura.”- tregojnë autoritetet për The Guardian.

Nga të dhënat e para, thuhet se aktori ka shkuar me vullnet të plotë të flasë me hetuesit dhe është parë i tronditur pas ngjarjes së ndodhur.

Supozohej që arma të përdorej kur të ishte bosh, por hetuesit janë ende duke kërkuar për detajet që do t’i çojnë tek shkaku i aksidentit.

Xhirimet e filmit “Rust” pritej të vazhdonin deri në fillim të nëntorit. Filmi flet për historinë e një djali 13-vjeçar që pas vdekjes së prindërve duhet të kujdeset për veten dhe vëllain. Adoleshenti arratiset bashkë me gjyshin e tij (të larguar prej vitesh) pasi u dënua për vrasjen aksidentale të një fermeri vendas./ KultPlus.com

 

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit