14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Barcelona sfidon Real Madrid-in, futet në garë për transferimin e Mbappe-s

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid-it, si duket pritet të jetë edhe gjatë afatit kalimtar veror.

Përkundër që gjendet në krizë të madhe financiare, klubi i Barcelonës është futur seriozisht në garë për të transferuar futbollistin më të dëshiruar nga të gjitha klubet në botë.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe-n, që i skadon kontrata në verën e ardhshme me klubin e Paris Saint Germain, të cilën francezi refuzoi ta vazhdonte, përkundër ofertave faraonike të klubit parisien.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “AS”, Barcelona i ka ofruar Mbappe-s një bonus prej 90 milionë eurove në rast se ai vendosë të veshë fanellën “blaugrana” në sezonin e ardhshëm.

Pra, një shifër dukshëm më e madhe se Real Madrid-i, të cilët shprehën gatishmërinë të paguajnë atë 50 milionë euro, në mënyrë që të transferohet si agjent i lirë në verën e ardhshme.

Burime të gazetave spanjolle, bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit katalanas do t’ia besojë negociatat ndërmjetësit izraelit, Pini Zahavi, i cili bëri të mundur transferimin e Neymar-it nga Barça te PSG për 222 milionë euro.

Flitet që gjithashtu edhe paga që Barcelona i ka ofruar Mbappe-s, është dukshëm më e lartë se ajo e klubi mbretëror.

Pra, mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i kampionit të botës me Francën.

Kujtojmë që PSG e transferoi Mbappe-n nga Monaco në verën e vitit 2018, për shifrën e 145 milionë eurove.

Gjatë këtyre viteve me skuadrën nga Parisi, Mbappe ka zhvilluar 184 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 138 gola.

Vlera e kartonit të futbollistit 22-vjeçar, sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 160 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit