17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ngjarje në Stadio Dall’Ara për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol.

Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolognas me një goditje të mirë me të brendshmen e këmbës së djathtë.

Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A me 40 vjeç e 23 ditë mbi supe, përcjell Telegrafi.

Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë, legjendari Silvio Piola e gjeti rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordit mbetet Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit