0.9 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Biznesmeni Nazim Çangu është sulmuar lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të së dielës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç., shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /TCH/

Më Shumë

Prizren: Qëlloi me armë për Vit të Ri, policia e arreston

Në Prizren është raportuar në polici se mesnatën e ndërrimit të vitit kishte pasur të shtëna me armë. Lidhur me rastin, organet e rendit njoftojnë...

Kurti viziton familjet Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shtëpitë e familjeve Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren. “Familja e Haxhi Ismet Shabanit me prejardhje nga Opoja,...

Lajmet e Fundit