Liria turke bie sërish pasi Erdogan deklaroi largimin e ambasadorëve të 10 vendeve

Lira turke ka rënë në nivel rekord ndërkohë që përplasjet e fundit diplomatike me Shtete e Bashkuara dhe qeveri të tjera, kanë bërë që tregtarët ta shesin valutën që ndodhet në vështirësi. Lira u tërhoq me 2.5% ditën e Hënë, në një tregti me likuiditet të ulët, duke prekur një rekord të ri të ulët për të tretën ditë, në 9.7500 kundër dollarit.

Valuta, nën presion nga ulja surprizë e normave të interesit nga banka qendrore javën e kaluar, u shit përsëri pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan tha në fundjavë se ambasadorët e 10 vendeve nuk janë më të mirëpritur, pasi kërkuan lirimin e një kritiku të theksuar të qeverisë. Investitorët po presin për Ministrinë e Jashtme në Turqi që ta bëjë lëvizjen zyrtare.

Presidenti Erdogan është përpjekur prej kohësh të shfaqet si një mburojë e vendit të tij kundrejt fuqive armiqësore të huaja, për të tërhequr votuesit nacionalistë.

Thirrjet e tij për të përjashtuar ambasadorë të vendeve përfshirë SHBA, Gjermani dhe Francë, prej kërkesave për lirinë e filantropit dhe biznesmenit Osman Kavala, përkon me sondazhet që tregojnë se mbështetja për të po bie, prej rritjes së kostove të jetesës. Lira turke ka humbur 24% të vlerës kundër dollarit këtë vit, duke u bërë nga performuesit më të dobët tek valutat e tregjeve në zhvillim./Scantv

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit