E tmerrshme: Nëna vret dy vajzat e saj të mitura

Qyteti i Veronas është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3 vjeç.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, gruaja me origjinë nga Sri Lanka ka kryer aktin e rëndë në banesë ku jetonte bashkë me vajzat e mitura.

Ndër të tjera në mediat italiane raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit