Rezultati i votave me kusht në Rahovec

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht edhe për Komunën e Rahovecit.

Sipas këtyre të dhënave, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë më së shumti vota me kusht.

Latifi mblodhi 120 vota me kusht, duke u renditur para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili mori 57 vota.

I treti në këtë listë është Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori 34 vota me kusht.

Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kryetarët e komunave dhe për Kuvendin Komunal./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit