7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Edhe bashkëshortja e Muriqit ëndërron rikthimin në Stamboll

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po kalon aspak formë të mirë te klubi i tij italian, Lazio.

Ai nuk është aktivizuar qoftë edhe për një minutë në katër ndeshjet e fundit të Lazio-s, duke qëndruar në bankën rezervë.

Në këtë sezon, sulmuesi kosovar është inkuadruar vetëm në tetë takime, ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë.

Me këtë formë të dobët, Muriqi është gjithnjë e më afër largimit nga kryeqyteti italian, ku u transferua nga skuadra turke, Fenerbahce për shifrën e 20 milionë eurove në verën e vitit të kaluar.

Klubi turk i Fenerbahce-s, është ofruar ta marrë në huazim futbollistin në muajin janar, me qëllim që ta rikthejë sërish në nivelet e tij më të larta që ishte dikur.

Lajmi është bërë i ditur si nga mediat italiane, ashtu edhe nga ato turke, derisa vet bashkëshortja e 27-vjeçarit, Edibe Muriqi, ka konfirmuar se është ëndrra e saj që të rikthehen sërish në Stamboll.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka hedhur një foto të një kronike të mediave turke, ku flitej për një rikthim të bashkëshortit të tij në Fenerbahce, teksa këtë postim ajo e shoqëron me një këngë turke “hayallderim” apo në shqip “ënderra ime”.

Një huazim të Muriqit, gjithashtu janë duke e kërkuar edhe drejtuesit e Lazio-s, në mënyrë që bmberi kosovar të gjejë më shumë minuta në fushë për t’u rikthyer në formën e lavdishme që e kishte dikur.

Pra, ndoshta një rikthim për gjashtë muaj në Stamboll, do të bënte mirë për Vedatin, i cili nuk po arrinë assesi të përshtatet në futbollin italian.

Kujtojmë që Vedat Muriqi luajti vetëm për një sezon te Fenerbahce, i cili gjatë 36 paraqitjeve, kishte shënuar 17 gola dhe kishte dhuruar shtatë asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Lajmet e Fundit