6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Lionel Messi: Dua të kthehem në Barcelonë

Lionel Messi thotë se dëshiron ta marrë postin e sekretarit teknik kur të pensionohet nga futbolli dhe shpreson se ky post do t’i mundësohet në Barcelonë.

Ylli argjentinas i kaloi 21 vjet në klubin katalonas, kur u bë njëri prej futbollistëve më të mirë, nëse jo më i miri, në historinë e këtij sporti, raporton Gazeta Express.

Messi u detyrua ta largohet nga klubi në verë, megjithatë, sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të telasheve financiare.

Tani në Paris Saint-Germain, Messit ende i rreh zemra për Camp Nou dhe shpreson se do të kthehet aty një ditë.

I pyetur në një intervistë nga Sport nëse dëshiron të kthehet në Barcelonë një ditë, Messi tha: “Po. Gjithmonë kam thënë se do të doja ta ndihmoja kubin”.

“Do të doja të bëhem sekretar teknik dikur, nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo. Apo nëse do të jetë diku tjetër”, shtoi ai.

“Nëse ka mundësi, do të doja ta ndihmoj klubin përsëri me çka do që mundem, sepse ky është klubi që e dua dhe dua që klubi të vazhdojë të jetë mirë dhe ta vazhdojë të rritet për të qenë njëri prej më të mirëve në botë”, nënvizoi ai.

34-vjeçari nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht, por në ujdi e ka edhe një mundësi për ta vazhduar atë edhe për vit.

Messi nuk ka treguar nëse PSG-ja do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë. /Gazeta Express/

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lajmet e Fundit