0.9 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Kërkohet paraburgim për një person për posedim dhe shitje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria e Prizrenit, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Sh., për shkak të dyshimit për posedim, shitje dhe blerje të substancave narkotike.

Sipas kërkesës, i pandehuri A.Sh., me datë 04.11.2021, rreth orës 19:30 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes së substancave apo preparateve të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substancë psikotrope apo substanca analoge.

Tutje thuhet se pas zbatimit të Urdhër-Kontrollit në shtëpinë e tij në Prizren, Policia e Kosovës arrijnë të gjejnë dëshmitë si në vijim:

  •  1 qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se përmban substance narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.2 gram;
  •  1 sasi e vogël e shpërndarë ne dysheme (beton) e cila dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë, me peshë prej 1.9 gram;
  • 2 qese të vogla plastike brenda së cilave dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë së bashku me një sasi të vogël të rënë nga dy qeset në fjalë  mbi komode të kuzhinës së shtëpisë, me peshë totale prej 1.4 gram;
  • Qese plastike te dedikuara për mbështjellje të lëndës narkotike të llojit kokainë;
  • 1 qese e vogël plastike dhe copëza gurësh të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 4.8 gram;
  • Qese plastike për të cilat dyshohet se ka qenë e mbështjellë lënda narkotike e llojit kokainë;
  • 11 qese të vogla plastike qe dyshohet se përmbajnë substancë të dyshuar  narkotike lloji kokainë me peshë prej 2.2 gram;
  • 1 qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.3 gram;
  • 1 peshore e vogël digjitale me mbishkrim ‘’Constant 14192-616C’’;
  •  Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro dhe,
  • 1 fishek i pistoletës, të cilat dëshmi janë sekuestruar nga ana e policisë.

Tutje është shtuar se, i pandehuri A.Sh., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore.

Më Shumë

Qytetarët ankohen për pagat e ulëta: Nën 1000 euro nuk mund të jetojmë

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e pagave në Kosovë, për siç thonë me pagat aktuale nuk ia dalin për të mbijetuar,...

Vidhet ari në një argjendari në Prizren

Rastet e vjedhjeve po shtohen në qytete të shumta të Kosovës, ku po e pësojnë qytetarë e biznese të shumta. Një ngjarje e tillë...

Lajmet e Fundit