5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Mytaher Haskuka merr mbështetjen e Albulena Balaj-Halimaj për balotazh

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje Mytaher Haskuka ka marrë mbështetjen e ish-zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj për garën e balotazhit më 14 nëntor.
Haskuka, i cili është njëherësh kryetari aktual, ka thënë se reformat e nisura në komunën e Prizrenit do të vazhdojnë dhe se nuk do të ketë kthim prapa.

Ndryshe, ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj së fundmi ka reaguar kundër partisë së saj, Nisma. Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se Nisma nuk do duhej ta përkrahë kandidatin për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Postimi

E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato.
Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit