Ndahen 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale në kuadër të ShSKUK-së, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e sheh shqetësuese mungesën e vazhdueshme të barnave.

“Ka të bëjë me ndarje shtesë të mjeteve buxhetore për blerjen e barnave esencial e në kuadër të ShSKUK-së. Kërkesa e tyre është për 2.5 milionë euro shtesë. Ne ën vazhdimësi kemi ndarë mjete shtesë për blerjen e barnave esenciale, në rishikim kemi ndarë 8 milionë euro, në mbledhjen e kaluar kemi ndarë edhe 3.7 milionë euro shtesë, ishin edhe 1.5 milionë euro tjera për furnizim me oksigjen që në total ishte rreth 5.2 milionë euro. Është shqetësuese që në ShSKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave esenciale, dhe shpresoj që të mbyllet kjo sagë dhe të mos ketë më mungesë”, tha Murati.

Ai ka sqaruar se në total janë ndarë nga kjo qeveri rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit