4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Sigal Prishtina fiton ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, duke e fituar këtë pjesë 22:17.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 38:27, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 44:33.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, 51:33.

Prizrenasit u munduan të rikthehen, por pa arritur një gjë të tillë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:44.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me prishtinasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan me rezultat 73:62.

Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT). Në fillim të takimit, Kryeprokurori Kryeziu shprehu...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit