3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

“Shumë plak e ke marrë burrin”, Adelina Tahiri i kthehet ashpër ndjekëses

Adelina Tahiri është prej disa vitesh në një martesë të konsoliduar me Serjozha Markov dhe çifti ka edhe një djalë që e kanë quajtur Joni. Ajo së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve dhe ka zbuluar se kanë kaluar plot 9 vite që kur është lidhur Serjozhan.

Ajo i është përgjigjur një ndjekësi që e pyeste pse jeton vetëm në Vjenë, pa bashkëshortin.

“Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai është shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne”, ka thënë Adelina.

Por jo të gjithë kanë pasur pyetje dhe komente positive. Një nga ndjekësit kishte shkruar se bashkëshorti i saj ishte shumë plak dhe i thoshte të mos e nxjerrë në foto. Adelina nuk është përmbajtur në përgjigje dhe ka thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina.

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Lajmet e Fundit