Mësohet emri i të arrestuarit tjetër për plagosjen dhe tentim grabitjen në Prizren

Leutrim Latifi është njëri nga të arrestuarit lidhur me tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, mbrëmjen e së hënës.

Sinjali mëson se i arerstuari i dytë është Ibrahim Qadraku.

Për arrestimin e tyre njoftoi sot kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit, ku bëri të ditur se janë duke u kryer disa bastisje lidhur me këtë rast.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, të cilët plagosën babë e bir, pronarë të saj. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Ata kanë qenë të arrestuar për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar”, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Kuvend.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit