18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

PDK kërkon dorëheqjen e Avokatit të Popullit

 

 

PDK kërkon dorëheqjen e Avokatit të Popullit

Lajme

Gazeta Express

22/11/2021 14:55

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pas refuzimit që ky i fundit i ka bërë ankesës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka kundër vendimit të Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e quajti të turpshëm vendimin e Avokatit të Popullit, me të cilin ky i fundit kishte refuzuar ankesën e Dakës me arsyetimin se e njëjta nuk ka ofruar dëshmi kundër vendimit të Presidentes.

“Nuk është Avokati i Popullit ai që duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast, do të duhej me e dërgu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Nga sot atij veç ‘Avokat i Popullit’ nuk mundemi me i thënë, mundemi me i thënë ‘Avokat i Vjosa Osmanit, i Presidentes’. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë. Do t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”, tha ai.

Tahiri tha se një shkelje e tillë është evidentuar edhe në Raportin e Progresit. Ndërkohë që paralajmëroi se nuk do të ndalë përpjekjet për të siguruar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që lidhur me këtë vendim të Avokatit të Popullit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ani pse njëherë nuk kishte arritur t’i mbledhë. “Kam pasur përpjekje të vazhdueshme dhe nuk kemi arritur dakordim. Unë nuk do të ndalem deri në ditët e fundit, sepse këtu kemi të bëjmë qartazi me shkelje kushtetuese. Nuk po e them vetëm si opozitë, këtë e ka thënë edhe Raporti i Progresit, prandaj deri në ditët e fundit do të merrem me këtë çështje”, shtoi ai./KP

Më Shumë

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit