8.8 C
Prizren
E hënë, 22 Nëntor, 2021

60 vjet nga vdekja e gjuhëtarit shqiptar, Aleksandër Xhuvani

Sot shënohet 60 vjetori i vdekjes së gjuhëtarit shqiptar, Aleksandër Xhuvani.

Veprimtarinë e nisi si mësues në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku filloi të jepte mësim në Normalen e Elbasanit.

Aleksandër Xhuvani lindi në Elbasan më 14 mars 1880 në një familje të njohur për kontributin kombëtar e kulturor. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet, në Çatillë të Maqedonisë. Më pas studioi filologji në Athinë, ku edhe u diplomua. Është një nga pionierët e arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare.

Qe anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, anëtar i Institutit për Studime Shqiptare, dekan i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Institutit të Studimeve, anëtar i redaksisë së Buletinit të Shkencave Shoqërore. Në kulmin e veprimtarisë si gjuhëtar e pedagog, Universiteti Shtetëror i Tiranës i dha titullin Profesor Doktor honoris causa.

Që nga viti 1905, kur botoi artikullin e parë në revistën “Albania” të Faik Konicës e deri në fund të jetës, vijoi shkrimet publicistike, gjuhësore, pedagogjike dhe letrare. Për një farë kohe drejtoi organin e Elbasanit “Kopshti letrar”; më pas botoi shumë studime mbi veprat e letërsisë së viteve ’30. La një trashëgim të çmuar veprash gjuhësore, pedagogjike, teoriko-letrare. Po kujtojmë disa prej tyre:

“Libri i gjuhës shqipe” 1924; “Njohuritë e para të sintaksës shqipe” 1925; “Fillimet e pedagogjisë didaktike” 1926; “Pestaloci” 1927; “Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme (me Kostaq Cipon) 1930; “Fillimet e psikologjisë 1933 etj.

Me studimin e jetës së tij janë marrë Bardhyl Graceni në monografinë “Aleksandër Xhuvani: jeta, vepra” Tiranë 1980 dhe Hajrullah Koliqi në monografinë “Aleksandër Xhuvani”.

Po të krahasojmë shkrimet e para, që na zbulojnë bindjet e tij të formuara, e shkrimet më të vona, do të vërejmë menjëherë se edhe ai, pavarësisht nga rrethanat, që e shpëtuan nga prangat dhe i krijuan kushte të favorshme pune, duhet ta ketë ndjerë thellë në shpirt peshën e tmerrshme të diktaturës, që për njerëz si ai donte të thoshte vdekje e mendimit të lirë e e krijimtarisë së lirë. Këtë e dëshmon fakti se miqtë më të mirë i pat në radhët e intelektualëve me formin perëndimor, ndërmjet të cilëve, me gjuhëtarin e madh të panjohur, Atë Viktor Volajn, asokohe Rektor i Kishës françeskane në Tiranë, me të cilin takohej rregullisht për të diskutuar mbi probleme gjuhësore e letrare, ndonëse asokohe takimet me një frat mund të konsideroheshin veprimtari armiqësore. Falë Profesor Xhuvanit, Atë Viktori vijoi, fshehurazi e pa emër, bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave duke dhënë një kontribut të madh për Fjalorin e shqipes.

Mjafton të kujtojmë këtu fjalimin që Xhuvanit mbajti mbi varr të Atë Gjergj Fishtës, për të treguar qartë vlerësimin e e tij të thellë për kontributin e klerit katolik e personalisht të Kangëtarit të Lahutës:

“Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahniten mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj”. Prof. Aleksandër Xhuvani vdiq më 2 nëntor 1961. / KultPlus.com

Më Shumë

18 vjeçari nga Prizreni ushtron dhunë në familje dhe kërcënon policët me thikë kuzhine

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë në familje, derisa kishte qenë në arrest shtëpiak. Rasti ka ndodhur pasditen e...

Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare

Mësimdhënësi i Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Doberdelan të Komunës së Suharekës, Haxhi Gallapeni ka paditur Komunën e Suharekës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, duke...

Këto fshatra të Prizrenit do të mbesin sot pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prizren. Kjo për shkak të punimeve në rrjet. Njoftimi i KEDS-it: Prizren Punime të domosdoshme...

Bizneset paralajmërojnë protesta, s’do të respektojnë asnjë masë të re

Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në...

Rudigeri si transfer i lirë te Reali?

Mbrojtësi i Chelsea-s, Antonio Rudiger, është i hapur që të kalojë te Real Madridi gjatë verës si transfer i lirë. Kontrata e tij me të...

E dhimbshme/ Vajza dëbon nënën nga shtëpia: Jam rrugëve në shi

Kjo është Samaetka Rushiti nga Kërçova e cila në moshën 70-vjeçare rrezikon të mbetet rrugëve. Ajo deri tani ka jetuar me të bijën e...

Në Prizren një grua sulmohet nga dy të mitura, i vidhet çanta e dorës

Një grua në Prizren ka raportuar se është sulmuar nga dy vajza të mitura, të cilat ia kanë grabitur çantën e dorës në të...

Prizren: Babë e bir që u plagosën nga grabitësit janë jashtë rrezikut për jetë

Dy burra, babë e bir, janë në gjendje shëndetësore stabile. Ata u plagosën të hënën mbrëma në biznesin e tyre, argjendari në qytetin e Prizrenit. Drejtori...

Panairi i Librit në Tiranë tërheq lexues të shumtë

Panairi i 24-t i Librit tërhoqi këtë edicion lexues të shumtë në ditët e kësaj “feste” të të lexuarit dhe letërsisë, ndërsa shkon drejt...

Mauricio Pochettino i gatshëm të largohet nga PSG dhe të bëhet trajner i Manchester United

Mauricio Pochettino është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të bëhet trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar...

Dëmtoi kolektorin duke kryer punime ilegale, i ndërpritet puna të dyshuarit në Prizren

Një rast i dëmtimit të instalimeve publike ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku është dëmtuar kolektori kryesor që shkon në drejtim të...

Ende asnjë i arrestuar për plagosjen e dyfishtë brenda argjendarisë në Prizren

Nga tentim grabitja që ndodhi të hënën në Prizren, mbeten të plagosur babë e bir. Sipas drejtorit të Spitali të Prizrenit, Afrim Avdiaj, 62-vjeçari ka...

Cahani tregon arsyet e humbjes së Mytaher Haskukës në Prizren

Naim Cahani nga Shoqëria Civile në Prizren, po vlerëson se qytetarët e kësaj komune, qenë të gatshëm për ndryshim meqë qeverisja lokale e Lëvizjes...

Basketboll/ Art Motion Superliga, java e 11 vjen me dy derbi

Në mesjavë do të zhvillohet java e 11 në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll. Derbi pritet të jetë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe...

Suharekë, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Një person nga fshati Vraniq i Suharekës ka hasur në dy mjete shpërthyese. Policia e Kosovës njofton se mjetet e dyshuara shpërthyese ishin një granatë...

U përmbys rezultati nga votat e diasporës, por kush mori më shumë nga votat me kusht në Dragash

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është bërë numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta. Zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit