10.9 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Homazhe në Landovicë për nder të 28 Nëntorit

Me rastin e festave të nëntorit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në organizim të komunës dhe shoqatave të dala nga lufta në Prizren .

Familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme , ishin të pranishëm në orët e para të ditës së sotme në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre me rastin e shënimit të festave të nëntorit.

Kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se në këtë ditë të madhe për kombin tonë, po nderojmë dëshmorët, pa sakrificën e të cilëve nuk do të kishim lirinë të cilën po e gëzojmë sot. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se 28 nëntori është gërshetim i shumë ngjarjeve të rëndësishme historike që simbolizojnë sakrificën dhe arritjen e aspiratave të shqiptarëve që u kurorëzua me luftën e UÇK-së.

Ndërkaq, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se në festën ndër më të rëndësishme kombëtare, kemi ardhur të përkulemi para dëshmorëve të UÇK-së në nderim të jetës dhe veprës së tyre për realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Pas Landovicës, janë bërë homazhe edhe para Monumentit të Lirisë dhe shtatores së heroit të Kosovës, Remzi Ademaj- komandant Petriti./TV Prizreni

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Sot fillon numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

Sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se sot nisë numërimi për asamblistët. "Votat e kandidatëve...

Lajmet e Fundit