8.8 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Aksidenti në Bullgari, flet pronari i Besa Trans: Këto sprova janë nga Allahu

Si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi para pesë ditësh në Bullgari, mbetën të vdekur 46 persona shumica nga ta ishin shqiptarë e në mesin e tyre ishin 12 të mitur.

E tek të dielën lidhur me aksidentin ka folur pronari i “Besa Trans” autobusi i së cilës u aksidentua.

Bekim Haxhiu iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai tha se kjo është sprovë nga allahu, vullneti i tij nuk mund të ndryshohet.

“Allahu në Xhenet i shpërbleftë shehedlit, të lënduarve shërim sa më të shpejtë, familjarëve sabër ju dhashtë. Këto fjalë i them me pikëllim dhe me zemër të lënduar. Ata ishin edhe familjarë tanë, sepse çdoherë kur kemi udhëtuar i kemi konsideruar . 4 ditë ishim bashkë në Stamboll gjatë shëtitjeve. Shumica e tyre kanë udhëtuar edhe më herët. Këto sprova janë nga Allahu. Vullneti i Tij nuk mund të ndryshohet asnjë minutë dhe lusim Allahun që të mos e sprovojë askënd”, ka shkruar ai në Facebook raporton Alsat-M.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka kërkuar nëpërmjet zëdhënëses Marija Miteva, të vërtetohet përgjegjësi për faktin se autobusi i “Besa Trans” ndonëse nuk ka pasur leje për transport të udhëtarëve, ka kaluar kufirin. Sipas opozitës kjo tragjedi tregon se sistemi është jofunksional.

“A është më i rëndësishëm koalicioni LSDM-BDI se jeta e qytetarëve? A duhet të marrë opinioni përgjigje nëse është e vërtetë që drejtori Huseini nuk ka lëshuar urdhër për inspektim në pikën kufitare Deve Bair që nga dhjetori i vitit 2020, ndërsa pikat tjera kufitare si Tabanocë, Bllacë, Qafëthanë dhe Bogorodicë janë inspektuar rregullisht nga inspektorët?”.

Autobusi i djegur i “Besa Trans” këtë vit e ka kaluar 113 herë kufirin e Maqedonisë pa leje për transport të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria ka marrë tashmë të gjithë dokumentacionin për punën e agjencisë dhe nëse konstaton përfshirjen e dikujt në këtë rast, do të hapë procedurë penale.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do...

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Lajmet e Fundit