Zbulohen detajet e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh

Përmes një konference për media, Radiotelevizioni Shqiptar (RTSh) ka publikuar detajet e fundit në lidhje me edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës.

Ky edicion jubilar do të ketë pesë prezantues dhe do të mbahet në tri net, më 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë i pranishëm çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të “Eurovisionit”, pasi fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, i cili do të mbahet në Torino të Italisë.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit