Aktakuzë ndaj personave që u rrahën në qendrën tregtare në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.A., B.A., T.Ç. dhe A.B.., të dyshuar se kanë kryer veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘sulm’ në një qendër tregtare.

Sipas njoftimit, dy të pandehurit me inicialet B.A., njëri i lindur në vitin 1999 e tjetri 1976, e kanë sulmuar të dëmtuarin T.Ç., për shkak të mosvendosjes së maskës. Atë e kanë goditur me grushte duke e rrëzuar përtokë.

Ndërsa, T.Ç. dhe A.B., më pas e kanë sulmuar të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit