17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Ukraina akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti

Zyrtarët ukrainas kanë “emëruar” ish-presidentin Petro Poroshenko si të dyshuar në një hetim për tradhti, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar separatistët pro-rusë të shesin qymyr në Kiev.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se po hetonin dhjetëra krime të supozuara në të cilat ata dyshojnë se politikani 56-vjeçar mund të jetë i përfshirë.

Byroja shtetërore e hetimit tha të hënën se dyshonte se Poroshenko “ka kryer tradhti” dhe ka mbështetur veprimtarinë e “organizatave terroriste”, duke iu referuar separatistëve.

Gjatë presidencës së tij 2014-2019, Poroshenko ndihmoi Republikat e vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Lugansk për të shitur rreth 1.5 miliard hryvnia (54 milionë dollarë) qymyr në Kiev, tha byroja në një deklaratë.

Poroshenko do të përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në fillim të këtij viti, një ligjvënës ukrainas pro-Kremlinit dhe një ish-ministër i energjisë u “emëruan” gjithashtu të dyshuar në këtë rast.

Ndryshe, në prill të vitit 2019, Poroshenko u mund në zgjedhjet presidenciale nga Volodymyr Zelenskyy, një komedian pa përvojë të mëparshme politike.

Zelenskyy është zotuar të çrrënjos korrupsionin dhe të hetojë zyrtarët e administratës së mëparshme.

Edhe pse Poroshenko e afroi ish-vendin sovjetik më afër Perëndimit gjatë mandatit të tij si president, kritikët e tij e akuzojnë atë se nuk ka arritur të trajtojë korrupsionin dhe varfërinë. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike...

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e...

Lajmet e Fundit