Prizren:Aktakuzë ndaj një kompanie për degradim të mjedisit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit juridik “D.C” – Sh.P.K., dhe H.E., person përgjegjës i personit juridik, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Sipas aktakuzës, personi juridik “D.C.,” Sh.P.K., dhe H.E., si person përgjegjës në kuadër të personit juridik, pasi në fshatin Piranë- Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në mënyrë të kundërligjshme kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore dhe në kundërshtim me ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke mos shfrytëzuar resurset minerare ashtu siç parashihet me standardet e pranuara dhe projektet e parapara.

“Ditën kritike me përdorimin e mjeteve mekanike janë hasur duke shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 174.00 m3, pa poseduar licencë apo leje adekuate nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit