Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Shasivar Ajazaj

Zafir Berisha ka bërë me dije se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Shasivar Ajazaj.

Berisha ka thënë se Ajazaj ishte një model i ushtarit të vendosur, i cili përkundër plagëve të marra në betejën e Buçes, nuk i është ndarë luftës për liri.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës miku ynë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot familja Ajazaj nga Zhuri humbi një familjar shembullorë, ne humbëm një bashkëluftëtar, ndërsa Kosova humbi një ushtar besnik të liris!
Shasivar Ajazaj në vitin 1998 ju bashku luftës për liri të UÇK-së në Br 125 të ZOP dhe ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes (28.07.1998) me armikun serbos-sllavë, nuk ju nda luftës për liri dhe vazhdoj deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës!
Të qoftë i leht dheu i Kosovës miku ynë.
Zafa

May be an image of 1 person, standing, military uniform and outdoors

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit