19.9 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Ultimatum për Dembele-n, Barcelona bën ofertën e fundit

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka thënë që Barcelona e ka bërë ofertën e fundit te Dembele për rinovimin e kontratës.

Një nga problemet e Barcelonës kohëve të fundit është pikërisht çështja Dembele.

Papritmas, gjithçka ndryshoi me takimin e fundit mes palëve, ku francezi shprehi dëshirën për të mos rinovuar.

Por, klubi ende nuk e ka ngritur flamurin e bardhë, me negociatat që po vazhdojnë.

Përkundër raportimeve, nuk do të ketë takim mes palëve të hënën.

Barcelona është e qartë tani në qëndrimin e saj, dhe i ka vënë një ultimatum francezit.

Ata kanë bërë ofertën e fundit për francezin dhe nuk e kanë ndërmend që të vazhdojnë tutje – tani gjithçka është në dorën e futbollistit.

Katalunasit mendojnë që oferta e bërë është shumë e mirë, dhe tani po presin një përgjigje.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e futbollistit”, tha Alemany.

“Ata e dijnë situatën se si është, dhe ne kemi qenë shumë të durueshëm”.

Një nga mundësitë që Barcelona po konsideron nëse Dembele nuk rinovon, është që ta shesin menjëherë.

Dembele do të jetë agjent i lirë gjatë verës, pra nëse ai nuk shitet në muajin janar – do të humbet me parametra zero.

Mirëpo, kjo është shumë e vështirë të ndodhë, për shkak se lojtari e mendon qëndrimin deri në fund të kontratës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Lajmet e Fundit