Reduktimet detyrojnë Komunën e Dragashit të blejë gjeneratorë për shkolla (VIDEO)

Komuna e Dragashit ka blerë 9 gjeneratorë të rrymës për shkollat e fshatrave.

Këta ishin të nevojshëm pas krizës së furnizimit me rrymë që së fundi kaploi vendin, ndërsa u bë nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit.

Ata do të hyjnë në përdorim për shkollat ku ka ngrohje qendrore, për t’ua aktivizuar pompat e qarkullimit të ujit, por edhe për ndriçim, printerë e kompjuterë.

Ky investim u bë e ditur se do të vazhdohet edhe më tej nëpër shkollat tjera të kësaj komune.

.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit