32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Muriqi drejt largimit nga Lazio, shumë klube dëshirojnë shërbimet e tij

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, asnjëherë nuk arriti të ambientohej me klubin e Lazio-s, që nga transferimi i tij në verën e vitit 2020.

Sulmuesi kosovar nuk arriti të lë gjurmë asnjëherë në kryeqytetin italian dhe largimi nga Olimpico duket i pashmangshëm.

Ish-klubi i tij, Fenerbahce vazhdon të mbetet skuadra më e interesuar për shërbimet e prizrenasit. Gjithashtu edhe vet Muriqi e dëshiron më së shumti një rikthim në Turqi, aty ku shkëlqeu para se të transferohej te Lazio.

Por, 27 vjeçari së fundmi është duke u kërkuar edhe nga disa klube angleze. Pas Leeds United dhe Hull City-t, të cilat prej kohësh janë duke kërkuar sulmuesin e Dardanëve, tani edhe West Bromwic Albion ka hyrë në garë për Muriqin.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, WBA e cila bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit në Angli, mendon t’i bëjë një ofertë Muriqit gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Pra, një gjë është e sigurt – Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio, të cilët janë duke pritur një ofertë të mirë për ta larguar atë, pasi që sulmuesi kosovar nuk është aspak në planet e trajnerit të Lazio-s, Mauricio Sarri-t.

Kujtojmë që Lazio e transferoi Muriqin nga Fenerbahce, për shumën e 20 milionë eurove.

Vlera aktuale e tij në treg llogaritet të jetë rreth 6 milionë euro, derisa në formën më të mirë të tij, vlera e kartonit të tij llogaritej mbi 20 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit