Real Madrid arrin marrëveshje me fantazistin brazilian, Endrick

Real Madrid ka arritur marrëveshje me fantazistin e shumëkërkuar brazilian, Endrick.

Futbollisti 15-vjeçar është një ndër emrat më të përmendur për të ardhmen, dhe duket se shërbimet e tij do t’i sigurojë Real Madrid.

Gazeta shumë e afërt me klubin spanjoll, Marca, e ka raportuar këtë gjë.

Duke e parë interesin në drejtim të Endrick që po ritet dita ditës, Real Madrid-i rriti shpejtësinë dhe veproi shpejtë.

Juni Calafat, skauti i Real Madrid-it për futbollin jugamerikan, i ka dërguar presidentit Perez një mesazh ku thuhej që “Endrick është gjëja tjetër e madhe”.

Në Brazil, sa herë që ai luan, mijëra tifozë mblidhen për të shikuar atë që cilësohet si “festë futbolli”.

Ai është vetëm 15-vjeç, por tani është në interesin e të gjithë botës.

Dhe, tifozllëku që ka për skuadrën e Real Madrid-it, me fanellën e të cilëve ka postuar edhe video në TikTok, e ka bërë shumë të lehtë transferimin e tij në Madrid.

Për shërbimet e fantazistit brazilian, Real Madrid do të paguajë një shifër paraprake prej 20 ose 25 milionë eurosh.

Kurse, me përfshirjen e bonuseve kjo shifër pritet të arrijë deri në 50 milionë.

Madrilenët kanë marrëdhënie shumë të mirë me agjentit i tij, që poashtu është edhe agjent i yllit brazilian të mbretërorëve, Vinicius Jr.

Endrick do të nënshkruajë me Real Madrid-in në muajin korrik, kur do t’i mbush 16 vjet.

Në Madrid, shpresojnë që para vitit 2025, Endrick do të jetë pjesë kyçe e skuadrës së parë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit