Ronaldo i pavendosur për të ardhmen

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, do të vendosë për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas “ESPN”, Ronaldo u ka bërë me dije krerëve të klubit se vendimin përfundimtar do ta marrë pasi ta kuptojë se kush do të jetë trajner në sezonin e ri. Mediat angleze kanë raportuar se Ronaldo është i pakënaqur me formën që ka treguar skuadra dhe do të mbetet pjesë e klubit vetëm nëse do të luajë në Champions.

Ronaldo u transferua gjatë verës te ekipi anglez dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Këtë sezon 36-vjeçari ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 14 gola.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit