Modelja e famshme dëbohet nga Vatikani, u shfaq tejet seksi

Modelja braziliane ka bërë një rrëfim interesant. Gjatë vizitës në Vatikan, ajo tha se ishte dëbuar nga qyteti për shkak se ishte shfaqur shumë provokuese.

Sipas “The Sun”, modelja u shfaq tejet seksi në një vend të shenjtë dhe kjo ishte arsyeja e dëbimit të saj.

Duket se Juju nuk ishte në dijeni për kodin e veshjes e cila ishte shfaqur me një palë çizme deri tek gjuri si dhe një fustan të shkurtër.

“U ndjeva pa respekt. U turpërova sepse aty kishte edhe njerëz të tjerë që e dëgjuan këtë”, tha Juju, e cila ndau disa postime në Instagram.

Juju Vieira-s iu kërkua të largohej gjatë vizitës së saj në Vatikan pasi një burrë e informoi se nuk ishte 'e veshur siç duhet' ndërsa kishte veshur një fustan gri me mëngë të gjata dhe çizme mbi gju.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit