Leipzig vendos çmimin e Dani Olmo, Barcelona në pikëpyetje

Mesfushori me tipare sulmuese, Dani Olmo është një nga dëshirat e mëdha të Barcelona-s. 23-vjeçari katalanas ka qenë pjesë e “La Masia”-s para se të largohej në drejtim të Dinamo Zagrebit në vitin 2015.

Olmo pas gati pesë vitesh me skuadrën nga kryeqyteti kroat u transferua në Bundesliga-n gjermane. Leipzig-u pagoi 22 milionë euro për të marrë kartonin e tij në janarin e 2020.

Barcelona e ka pasur nën vëzhgim prej kohësh Olmo-n dhe në verë do të tentojë të bindë gjermanët, pasi lojtari e ka shfaqur hapur dëshirën per t’u bashkuar me klubin e fëmijërisë.

Mirëpo Leipzig-u nuk do t’i bëjë ndere katalanasve. Së bashku me Andre Silva-n dhe Christopher Nkunku-n, Olmo është ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Edhe pse vlera e kartonit të tij në treg është rreth 50 milionë euro, pak më shumë se dyfishi i shifrës që gjermanët shpenzuan për ta blerë, ata pretendojnë jo më pak se 80 milionë euro.

Një shifër kaq e lartë e ka bërë Barcelona-n të mendohet dy herë para se të ndërmarr një hap më konkret për nënshkrimin e 23-vjeçarit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit