11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dënim me kusht dhe me gjobë ndaj shtetasit të Shqipërisë për dhënie të 10 euro ryshfet Policisë së Kosovës

Gjergj Gjeta është dënuar me 300 euro gjobë dhe një 6 muaj burgim me kusht pasi ka pranuar se ka dhënë policit 10 euro ryshfet duke tentuar të hyjë në kufirin e Kosovës nga Shqipëria.

Aktgjykimi ndaj shtetasit të Shqipërisë Gjeta është shpallur  të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Gjergj Gjeta, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për dhënien e 10 eurove ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare në Vërmicë pasi që i njëjti paraprakisht kishte lidhur marrëveshje për pranimin e fajësinë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Skender Çoçaj ndaj të akuzuarit Gjeta dënimi me burgim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 1 vit nuk kryen vepër të re penale, raporton “Betimi për Drejtësi”

I akuzuari gjithashtu u obligua që t’i paguajë 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohen edhe kartëmonedha prej 10 euro, si mjet i kryerjes së veprës penale.

Ndryshe me 04 shkurt 2022 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gjergj Gjeta (shtetas i Republikës së Shqipërisë) për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri Gjergj Gjeta në mënyrë të drejtpërdrejt i jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar, në mënyrë që ai person të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që me dt.01.02.2022, në ora 12:30 min, duke kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë, në pikën kalimin kufitar në fsh.Vërmicë-Komuna e Prizrenit, me automjetin e tipit “Toyota Auris”, ngjyrë e verdhë, me targa të regjistrimit AD7497, pronë e kompanisë “Merr Taxi”, me seli në Tiranë, të cilin e drejtonte i akuzuari Gjergj Gjeta, pasi ndalohet automjeti në fjalë nga zyrtari policor për kontrollimin e dokumentacionit gjegjësisht nga zyrtari policor kërkohet certifikata për vaksinimin me dozën e tretë apo testin PCR për Covid19, si kusht për hyrje në Kosovë, ashtu që në mungesë të vaksinës së tretë apo të testit PCR, në certifikatën e vaksinimit me dy doza e fut një kartëmonedhë prej 10 (dhjetë) me nr. serik EA2979662275 dhe zyrtarit policor i drejtohet me fjalët “këto të holla i kam lënë për ju, për një kafe, mos na vono”.

Me këto veprime, i pandehuri Gjergj Gjeka ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit