Një grua në Florida vdiq pasi ra në hendek kur u ngrit ura ku po kalonte

Një grua u rrëzua për vdekje të dielën kur një urë lëvizëse në Florida u ngrit teksa ajo po ecte me biçikletën e saj, sipas policisë.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ishte duke ecur nëpër urën Royal Park, rreth 10 metra larg nga fundi i urës kur u ngrit dhe ra në një hendek në rrugë, raportoi filiali i NBC ËPTV në Florida, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë, Mike Jachles, iu tha gazetarëve se gruaja u përpoq të rrinte në këmbë.

“Ishte një kalimtar i rastësishëm aty pranë që u përpoq ta ndihmonte, por tragjikisht ajo ra pesë ose gjashtë kate më poshtë ku vdiq, duke u përplasur në beton”.

Tani po zhvillohet një hetim për vdekjen e gruas dhe pse ura u ngrit kur kishte një këmbësor mbi të.

Si pasojë e këtij rasti tragjik, ura u mbyll për gati gjashtë orë.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit