2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Dyshohet se kanosi me armë dhe granatë dore, arrestohet një person në Rahovec

Një person është arrestuar në orët e para të së hënës në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një person pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka pretenduar se fillimisht i është kërkuar të dalë para dyerve të oborrit ku kas vërejtur një granatë dore dhe ka parë edhe të dyshuarin me një revole në dorë.

“Ankuesi ka ndërhyrë dhe ia ka marrë revolen, ndërsa i dyshuari është larguar dhe futur në veturën e tij”, tregohet më tej në raport.

Patrulla policore më të arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Drenoc, ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në veturë ka gjetur një granatë dore dhe një karikatorin me dy fishekë, kurse “në brendi të oborrit të shtëpisë së ankuesit ka qenë edhe një granatë dore dhe revolja e tipit ECOL”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin policor në Rahovec dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

Njoftohet se nga njësitë policor më urdhër të prokurorit është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit. Granatat e dorës janë tërheqë nga vendi i ngjarjes nga ana e Njësisë policore për dënimin.

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Lajmet e Fundit