5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Malishevasi e “tut” me pushkë qenin sulmues (VIDEO)

Tre banorë të fshatit Kërvasari të Malishevës janë sulmuar nga qeni i komshiut,të mërkurën. Ai dyshohet se theu shtëpizën e tij ku mbahej lidhur dhe doli jashtë oborrit të familjes Bytyqi, duke i kafshuar fshatarët që kishin dalë për ecje.

Njëri nga ta mori lëndime të rënda derisa dy të tjerë arritën t’i shpëtonin më lehtë pasi kishin një mjet mbrojtës me vete. Por qeni i tërbuar nuk u ndal me kaq. Ai vrapoi drejt e në shtëpinë ngjitur duke i rrezikuar banorët tjerë. I zoti i shtëpisë për të frikësuar kafshën, shtiu me armë në ajër.  Por ajo doli të ketë qenë pa leje, për cka edhe u sekuestrua nga policia.

Nuk dihet nëse kjo e fundit mori ndonjë masë edhe për pronarin e qenit, por ai i tha klanit se atë e mban të lidhur por që nuk e di se si iku nga shtëpiza e tij, një ditë më parë.

 

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Lajmet e Fundit