Ulëset e rezervuara, kurthi i radhës për Kosovën

Kuvendi-Uleset e rezervuaraShtimi i vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës, është një precedent i rrezikshëm, i cili kërcënon seriozisht demokracinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Kështu kanë thënë për Telegrafin, anëtarë të partive politike opozitare dhe analistë politikë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se partia e saj është kundër shtimit të ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka arsye që të tejkalohet Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës.

“Një gjë e tillë është e rrezikshme për demokracinë në Kosovë dhe konsiderojmë se mjaftojnë 20 ulëset e garantuara për pakicat, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës. Pakicat gëzojnë shumë privilegje që iu mundësojnë atyre integrimin në institucione p.sh. asociacioni i komunave. Nuk ka arsye që të preket Kushtetuta e vendit për të vazhduar me vendet e rezervuara”, tha Osmani për Telegrafin.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër shtimit të vendeve të rezervuara për komunitetet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë një gjë të tillë”, i ka thënë Telegrafit Erzen Vraniqi, nga VV-ja.

Analisti Belul Beqaj, theksoi se shtetet normale nuk kanë vende të rezervuara.

Sipas tij, në vend që Kosova të shkoj drejt kthimit të funksioneve të qeverisjes normale, ajo po destabilizohet dyfish më shumë, përmes formimit të komunave etnike në nivelin lokal dhe përmes mbështetjes së vendeve të rezervuara, në aspektin e qeverisjes qendrore.

“Sa ma shumë zgjidhje speciale dhe etnike aq më pak besim dhe siguri do të ketë në shtetin e Kosovës. Pasojat e zgjidhjeve të përkohshme do të shkaktojnë pasiguri në periudha afatgjate. Rrjedhimisht, si pasojë e këtij vendimi (për vendet e rezervuara) serbët do të kishin rol vendimtar në politikën kosovare, sepse do të determinonin politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit të ri, fillimisht me presione, duke i ndryshuar rrethanat, pastaj duke ndryshuar statusin, me veprime politike, duke shpallur referendum, duke kërkuar federalizmin e Kosovës apo edhe shkëputjen prej saj”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Pro vazhdimit dhe shtimit të vendeve të rezervuara për pakicat në Parlamentin e Kosovës tashmë janë shprehur krerët e dy partive të koalicionit qeverisës në nivel vendi, PDK-AKR.

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson në një prononcim për media ka deklaruar se mbështet vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për mandatin e ardhshëm, mirëpo sipas saj për këtë duhet të vendosin autoritetet e Kosovës.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit