15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Qeveria ndan 50 milionë euro për subvencione në bujqësi, rreth 500 euro për një hektar grurë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se do të subvencionojnë bujqit dhe se për këtë kanë në dispozicion 50 milionë euro.

Ministri Peci ka thënë se për here të parë bujqit do të subvencionohen edhe me naftë, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi qëndruar duarkryq karshi rritjeve të çmimit të produkteve. Përkrahja do të jetë për drithëra, patate, fasule e të tjera. Kemi në dispozicion rreth 50 milionë euro. Do të subvencionojmë bujqit dhe fermerët”, deklaroi ai.

Tutje, ministri ka thënë se nuk do të mbetet asnjë pëllëmbë e tokës pa u punuar.

“Toka është pasuri, duart më të vlefshme janë ato që e punojnë tokën”, theksoi ai. 

Ndryshe, në Konceptin e risive të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2022, thuhet se ” për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqëve tanë do t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej 0.36 cent për çdo litër naftë të përllogaritur me hektarët e poseduar të tokës së punuar”. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit