8.3 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Liga Unike/ Prizreni 16 fiton sfidën e parë çerekfinale të “Play off”-it

Prizreni 16 ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it në Ligën Unike të meshkujve.

Përballje shumë interesante u zhvillua mes Rahovecit dhe Prizrenit 16, ku fituan prizrenasit me rezultat 93:98 (28:22, 23:20, 22:27, 20:29).

Çereku i parë ishte interesant dhe i barabartë deri tek rezultati 19:22, ku vendasit me një seri prej 9:0, duke e fituar këtë pjesë 28:22. Në periudhën e dytë, e shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 51:42. Tifozët patën mundësi të shohin një përballje të barabartë, si dhe me shumë aksione të bukura, kurse në dhjetë minutat e fundit dhe atë vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe përqendruar, duke fituar me pesë pikë dallim, 93:98.

Te Rahoveci u dalluan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime dhe Musab Mala me 22 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Roy McCoy me 20 pikë e 10 kërcime. / PrizrenPress.com

Më Shumë

United Basketball fiton bindshëm ndaj Junior 06

United Basketball ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 87:73 (30:16, 25:20, 18:18, 14:19), në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Prizren/Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimi prej një muaji, ndaj B.G., i cili dyshohet se mesnatën e 17 tetorit ka sulmuar...

Lajmet e Fundit