11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ramush Haradinaj kërcënon publikisht Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ofendojë personat të cilët kanë qenë në luftë.

Teksa tema ishte rreth pagës minimale, Haradinaj tha se shefi i Qeverisë duhet t’i fusë edhe veteranët në këtë kategori, përndryshe “do t’ia tregojë vendin atij (Kurtit)”.

I pyetur se nëse kjo deklaratë është kërcënim për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri e pohoi një gjë të tillë.

“I kam duruar të gjitha shpifjet e tij dhe të tyre, ka ndodhur një proces gjqyësor. Por mos luajë më shumë me këto kategori. Mos u tall me to. Ky është kërcënim publik dhe serioz. Po, mos bëj hajgare me këto kategori mo. Kthjellu një herë e përgjithmonë. Të kemi duruar se kemi pasur arsyeje tjera por nuk të durojmë pakufi. Kjo nënkupton se ne i dalim në rrugë këto dhe e i tregojmë se a mund të hyjnë në zyre të vet mo nëse tallen me këto kategori”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Deputeti Haradinaj tha se do ta ‘fryjë’ objektin e qeverisë me luftëtarë të UÇK-së, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, duke paralajmëruar kështu edhe për protestë ndaj ekzekutivit.

“S’munden me i lënë këta pa i përfshi në këtë kriter të pagës minimale. Prokuroria ta gjen nëse është fals njo, le ta heq individin, por s’mund me i vonon ti këta, s’mund me i thonë këtyre s’mundemi me i përfshi kriter të pagës minimale se i keni listat e fryme, se atëherë ia fryjmë përnime përreth Qeverisë”, shtoi ai.

“Nëse shkon asaj rruge, do t’ia tregojmë vendin. Nëse nuk i përfshinë kategoritë e lirisë në pagë minimale, do të përballet me kategoritë e lirisë në rrugë, përfshirë dhe mu. Personalisht ka me dalë”.

Kryeministri Albin Kurti, të enjten deklaroi se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës, aq sa janë të regjistruar, por sipas tij, më së shumti janë 20 mijë.

Kurti po ashtu theksoi se veteranët nuk duhet të barazohen me pagë minimale, por se meritojnë më shumë.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit