Reali me ofertë për Ruizin

Real Madridi i ka bërë ofertë Napolit për transferimin e mesfushorit Fabian Ruiz, përcjellë “Marca” të enjten.

Për të siguruar shërbimet e Ruizit, Napoli ka ofruar kartonin e Dani Ceballosit plus para për ta bindur Napolin në lirimin e tij në verë.

Ruiz pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili po insiston në transferimin e tij. Spanjolli 25-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon vitin e ardhshëm dhe është i gatshëm për t’u kthyer në Spanjë.

Ruiz ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 31 ndeshje të luajtur këtë edicion për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Betisi.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit