9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Rrahman Jasharaj për herë të tretë në krye të SBAShK-ut

Aty votuan 121 delegatë, prej të cilëve 119 ishin për Rrahman Jasharajn, një abstenim dhe një për kundërkandidatin e tij, Emrush Ahmeti.

Ndryshe, ky është mandati i tretë që Rrahman Jasharaj do të jetë në krye të kësaj sindikate, njofton Klankosova.tv.

Për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend.

Në një moment madje e pati ftuar edhe kryeministrin aktual, Albin Kurti që të bëhet pjesë e SBAShK-ut. Veçse kështu shefit të qeverisë i ishte përgjigjur në vlerësimin e këtij të fundit se, sikur në politikë, ndryshime duhet të bëhen edhe në organizimet sindikale.

“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBAShK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, pati thënë Jasharaj.

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit