17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Marku rrëfehet për BBC: Nuk e dija që kishte kaq shqiptarë në Angli, kam shitur vetë të gjithë biletat

Në prag të ndeshjes ndaj Chris Jenkins, mbrëmjen e sotme në “Virtu Motors Arena” të Neëcastle, boksieri shqiptar Florian Marku ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes BBC, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë të gjatë.

Shqiptari 29-vjeçar ka rrëfyer rrugëtimin e tij, duke nisur nga kickbox-i e deri në boksin profesionist, teksa zbulon se ka humbur vetënm katër beteja gjithsej në karrierën e tij në të gjithë disiplinat.

“Kam lindur në Shqipëri dhe jam rritur në Greqi, teksa e kam nisur me kickbox-in, duke regjistruar rreth 100 ndeshje në karrierë. Kam punuar shumë vazhdimisht dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi’, shprehet Marku.

Më tej boksieri 29-vjeçar zbulon se është bërë i njohur që kur ndeshjet në MMA (Artet Marciale të Përziera), teksa pranon se publiku shqiptar e mbështet fuqimisht në rrugëtimin e tij.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar.

Më pas Marku zbulon se të luftojë në ring ka qenë ëndrra e tij e bërë realitet, teksa komenton edhe kundërshtarin e mbrëmjes së sotme, të cilin e cilëson të duhurin për të vijuar rekordin e tij në boks.

“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia”, deklaroi Marku.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit