Policia e ndal për kontroll, i gjen armë pa leje 21 vjeçarit në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, njësitet patrulluese të stacionit policor në Dragash, kanë ndaluar një veturë ku kanë gjetur armë në të.

“Derisa ndaluan një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne çantën  e tij gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave: një pistoletë, një karikator, një fishkë dhe një brisk”, thuhet në njoftimin për media, transmeton PrizrenPress.

Në lidhje me këtë rast i dyshimit E.GJ i lindur në vitin 2001 është shoqëruar në stacioni policor në Dragash , ku i njëjti është intervistuar.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit