Një i vrarë nga të shtënat me armë në autostradën Tiranë-Durrës

Iljaz Cali është vrarë gjatë mbrëmjes së të dielës në autostradën Tiranë-Durrës.

37-vjeçari, banues në Rinas të Ri, është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke drejtuar makinën tip ‘Land Rover’, të cilën e kishte marrë me qira.

Burime nga policia konfirmuan për Euronews Albania se mjeti është shitur nga Hekuran Xhixha në një qendër në Rinas ku jepen automjete me qira.

Aktualisht po hetohet nëse Cali ka qenë vetëm apo jo, pasi dera e pasagjerit është gjetur hapur dhe ka dyshime se mund të ketë qenë i shoqëruar. Në momentin e atentatit ndriçimi i autostradës ka qenë i fikur, ndërsa zona nuk monitorohet nga kamera sigurie.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit